Shiten kujtimet e Ana Frankut

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 12:43 | Nga

Poezia e vajzës më të njohur të Holokaustit shitet për 148 mijë dollarë.

Kujtimet e Anne Frank, vajzës më të njohur të periudhës së Holokaustit, vijojnë të shiten me çmime marramendëse. Së fundmi një poezi me 8 vargje e shkruar me dorë nga ajo në mars të vitit 1942, u shit për 148 mijë dollarë.

Poezia ishte shkruar 3 muaj përpara se adoleshentja sëbashku me familjen e saj t’u fshiheshin nazisteve, në një apartament sekret. Ajo kishte si adrese atë që Anne e quante CHRI-CHRI, ose ndryshe Christiane van Maarsen, motra e madhe e shoqes së ngushtë të saj Zhaklin.

Në minutën e dytë të ankandit në qytetin Haarlem të Hollandës, poezia u ble nga një person anonim në internet, ndërsa në sallë ndodheshin rreth 20 koleksionues. Vargjet u cilësuan si dorëshkrim i rrallë i Anne Frank.

Ajo lindi në Frankfurt në vitin 1929, katër vjet para se Hitleri të vinte në pushtet në Gjermani. Pas terrorit nazist, familja e saj u largua në Amsterdam. Rrëfimet e saj të shkruara në dy vite izolim, u botuan në një ditar, i cili ka shitur më shumë se 30 milionë kopje në 67 gjuhë.

Ditari i Anne Frank është përdorur për të mësuar nxënësit në mbarë botën në lidhje me Holokaustin. Kopja origjinale e tij është në Amsterdam ku vitin e kaluar u vizitua nga rreth 1.2 milionë turistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme