Shkollarët kosovarë shënojnë me koncert Ditën e Evropës

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 22:12 | Nga

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, sonte në Prishtinë është mbajtur një koncert i muzikës klasike nga shkollat e mesme të muzikës, nga Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Gjakova, Peja, Ferizaji e Gjilani.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila ka ndjekur këtë koncert, ka theksuar se “të rinjtë tanë, disponojnë gjithë kapacitetin e moshatarëve të tyre evropianë, duke u shquar në veçanti për sport dhe në artin e muzikës”.

“Dita e Evropës u shënua sonte me koncertin e paharrueshëm dedikuar kësaj dite, me disa nga veprat më të famshme të muzikës klasike, të ekzekutuara nga të rinjtë e shkollave të mesme të muzikës të vendit tonë”, ka shkruar Hoxha, në faqen e saj në Facebook.

“Shpreh falënderim për të gjitha shkollat me nxënësit e vet që i kontribuuan kësaj mbrëmjeje të jashtëzakonshme. Faleminderit dirigjentëve, prof. Rahmi Ymeri dhe prof. Edon Ramadani!”, ka theksuar ministrja.

Të ngjashme