Shoqata “Miqtë e Amerikës” me ekspozitë me fotografi për sulmet e 11 shtatorit

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 14:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Miqtë e Amerikës” për nder të 20-vjetorit të sulmeve me 11 shtator në Shtetet e Bashkuar të Amerikës ka bërë hapjen e ekspozitës me fotografi që lidhet me ngjarjet e 11 shtatorit në SHBA, dhe aktivitetet e zhvilluara nga shoqata gjatë viteve, raporton Ekonomia Online.

Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës tha se asnjëherë populli i Kosovës nuk e harron kontributin e ShBA-së, prandaj edhe po nderojnë e përkujtojnë këtë ngjarje.

“Populli i Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e ShBA-së që ka bërë përgjatë historisë. Veprimi i fundit që ka qenë i jashtëzakonshëm shndërrimi i FSK në ushtri. Kjo ka qenë një mrekulli për gjeneratat e ardhshme që do të kenë benefite”.

“Jo rastësisht e kemi zgjedhur këtë vend. Kemi dashtë me tregu që kemi institucione. Nuk është ka punohet mjaftueshëm sepse aleati jonë ShAB nuk është e mjaftueshme vetëm me deklarata, por forma të tjera dëshmojnë sinqeritetin dhe respektin që kanë institucionet karshi ShBA”.

Doktor Hysen Hyseni, tha se si popull do të jemi falënderues ndaj Amerikës, raporton EO.

“Duhet më shumë kujdes në këto kujtime sepse kemi borxh gjithë vendit tonë. Kosova e përkujton gjithmonë këtë ditë dhe lavdi u qoftë të gjithë atyre që kanë ndërruar jetë”.

Kjo shoqatë për nder të kësja dite fillimisht ka ndez qirinj pranë Obeliskut në oborrin e Qeverisë.

Përderisa garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, prestarë të Policisë, zjarrfikës e mjekë u bënë bashkë në sheshin Bill Clinton në Prishtinë dhe bën uljen e flamurit në gjysmë shtizë pranë shtatores së ish-presidentit.

Të ngjashme