Shoqatat e producentëve në Kosovë e Maqedoni nënshkruajnë marrëveshje

Prishtinë | 21 Maj 2017 | 15:03 | Nga

Shoqata e Producentëve të Kosovës ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën e Producentëve të Filmit të Maqedonisë (MZFP), për zhvillimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen në fushën e industrisë së filmit.

Ky partneritet afatgjatë ka për objektiv të përgjithshëm promovimin e industrisë së filmit dhe zhvillimin e kinematografisë së dy shteteve, thuhet në një komunikatë të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK).

Maqedonia së fundmi është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Producentëve të Filmit (FIAPF) dhe gjithashtu do të ndihmojë Kosovën në rrugën për anëtarësim në FIAPF.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga përfaqësuesi i MZFP – Dimitar Nikolov dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Producentëve të Kosovës – Fatmir Spahiu, të cilët u shprehën entuziastë për zhvillimin e industrisë së filmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme