Shqiptarët krijojnë film për Coronavirusin, pretendojnë që luftohet përmes lutjeve

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Një film i shkurtër amator, absolutisht i pakuptimtë rreth pandemisë së Coronavirusit, i krijuar nga një grup shqiptarësh nga Suedia, është publikuar para pak ditësh në Youtube.

Filmi mban titullin “Covid-19” kurse ngjarja mundohet të trajtohet përmes një skenari, regjie e aktrimi krejtësisht amatoresk, sikurse gjithçka tjetër në ketë film, shkruan Reporteri.net.

Për më tepër në film motivohet dhe nxitet urrejtje ndaj mjekëve, që sipas krijuesve të këtij filmi amator mjekët vetëm nën kërcënimin e armës pranojnë të japin ilaçin pacientit që në këtë rast është aktori kryesor i këtij filmi.

Ky film i shkurtër është krijuar nga një grup shqiptarësh nga Kosova që jetojnë në Suedi, ku edhe është xhiruar filmi. Dhe siç shihet edhe në rreth 20 minuta film gjithçka është e pakuptimtë dhe e realizuar në mënyrë amatore.

Kujtojmë se në fillimin e pandemisë Covid-19 ishte publikuar edhe një këngë për Coronavirusin e cila pretendonte se sëmundja që deri më sot në vend ka marrë 184 jetë, nga afërsisht 10 mijë kosovarë të infektuar, do të mundet nga shqiptarët përmes lutjeve myslimane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme