Më shumë se 1 000 mijë tituj në Panairin e Librit

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 19:00 | Nga

Është hapur të martën Panairi i 19-të i librit, i cili do të jetë i hapur deri më 11 qershor.

Kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, tha se në këtë panair marrin pjesë të gjithë botuesit shqiptarë, të cilët do të ofrojnë mbi 1 mijë tituj të ri.

Ai tha se do të ketë edhe disa aktivitete të tjera, të cilat do të mbahen në kuadër të panairit të 19 të librit.

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, në prag të jubileut të 20-të, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore:

– 600-vjetori i lindjes së Pal Engjëllit
– 300-vjetori i lindjes së Françesk Avatit
– 220-vjetori i lindjes së Naum Veçilharxhit
– 160-vjetori i lindjes së Visar Dodanit
– 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit
– 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit
– 110-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit
– 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit
– 100-vjetori i lindjes së Sotir Cacit
– 100-vjetori i lindjes së Ndue Bytyçit
– 100-vjetori i lindjes së Heinrich Böll
– 100-vjetori i lindjes së Sidney Sheldon
– 100-vjetori i lindjes së Robert Lowell
– 100-vjetori i lindjes së Huan Rulfo
–   80-vjetori i lindjes së Anton Pashkut
–   80-vjetori i lindjes së Ali Sutajt
–   30-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme