Si gënjeu Rama për ekspozitën e pikturave

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 09:20 | Nga

Një ngjarje kulturore jo e zakontë për Shqipërinë është sfumuar nga mania e shedit të Rilindjes për të shpallur ngado devizën: gjithçka fillon me mua. “… është hera e parë që në Shqipëri vjen një koleksion veprash origjinale të artit botëror” – tha Kryeministri Rama në fjalimin hapës të ekspozitës me piktura italiane të viteve 1900, dje pasdite në Tiranë.

Edhe një herë më shumë Rama gënjeu pa nevojë, sepse në Galerinë Kombëtare të Arteve në vitin 2010, është hapur një ekspozitë e një rëndësie po aq të madhe sa kjo e djeshmja, në mos më shumë. Aty janë ekspozuar për herë të parë piktura origjinale të kolosëve të artit figurativ si klasikët: Guido Reni, Van Dik, Anibale Karaçi etj.; dhe modernët: Pablo Pikaso, Mark Shagal, Rene Magrit, Andi Varhol etj.

(Guido Reni, Van Dyck, Annibale Carracci / Pablo Picasso, Marc Chagall, René Magritte, Andy Warhol)

Duke ditur maninë e Ramës për të qenë gjithmonë ai që bën gjërat për herë të parë, ndoshta shpjegohet dhe kjo gënjeshtër e panevojshme.

Sipas një kërkimi të shpejtë të Lapsi.al kjo ekspozitë ka qenë e hapur nga 22 Prilli deri më 30 Maj të vitit 2010 dhe është mundësuar nga bashkëpunimi i Ambasadës Italiane me Galerinë Kombëtare të Arteve dhe partnerë të shumtë publikë dhe privatë në kuadrin e sezonit të eventeve “Italia dhe Shqipëria 2010 – dy popuj, një det, një miqësi”.

Dje pasdite Kryeministri Edi Rama inaguroi një ekspozitë pikturash italiane të viteve 1900 që përfshin kryevepra (origjinale) me rëndësi të madhe për publikun artdashës shqipëtar dhe kjomdo të kishte mjaftuar ta bënte krenar çdo nismëtar të kësaj ngjarjeje të rrallë kulturore. Por sipas zakonit të tij Edi Rama nuk u mjaftua me kaq. Ai i shtoi kwtij suksesin dhe një manipulim të vogël.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme