Skulpturat e Çavdarbashës rrezikojnë të humben në pritje të shtetit

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 09:36 | Nga

Kur veprat e njërit prej skulptorëve më të njohur të Kosovës u morën për t’u ekspozuar në një prej ngjarjeve më të mëdha të artit bashkëkohor, disa prej tyre organizatorët e “Documenta 14” u desh t’i dërgonin për trajtim, para se t’ia prezantonin audiencës.

Veprimtaria e Agim Çavdarbashës, në prill të këtij viti qe prezantuar në Athinë në kuadër të “In memoriam” me tri vizatime të skenografisë së shfaqjes të “Mallkuarit”, dy kolazhe me vizatime dhe një dokumentar.

E dy kompozicione me nja shtatë skulptura që janë pjesë e trashëgimisë së tij, u ekspozuan tek në qershor, kur “Documenta” hapi ekspozitën e dytë në Kassel të Gjermanisë. Kjo pasi që skulpturat prej druri, fillimisht u trajtuan nga dëmtimet që u janë bërë nga një lloj insekti.

Katërmbëdhjetë skulpturat e përmbledhura në dy kompozicione janë të vetmet që kanë pasur fatin të trajtohen nga ekspertët. Pjesa tjetër e veprave që ndodhen në galerinë e Çavdarbashës, janë në prag të shkatërrimit.

Fondacioni që mban emrin e tij, disa herë ka kërkuar ndihmë nga institucionet për ta nisur trajtimin e veprave prej druri e mermeri. Të fundit herë, në shtator të 2015-ës, Sebahate Çavdarbasha, udhëheqëse e “Fondacionit Çavdarbasha”, e kishte dërguar një projektpropozim në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit, për të kërkuar ndihmë financiare për restaurimin e skulpturave. Kishte kërkuar edhe takim me ministrin aktual të Kulturës, Kujtim Shala, por s’ka marrë përgjigje për asnjërën.

Kërkesën për shpëtimin e veprimtarisë së skulptorit të ndjerë, ajo e kishte bërë edhe dy vjet më parë, më 2013, kur ministër i Kulturës ishte Memli Krasniqi. E derisa institucionet e kanë neglizhuar kërkesën e familjes së artistit Agim Çavdarbasha, sipas familjarëve veprimtaria e tij rrezikon të zhduket krejtësisht, nëse nuk shpëtohet.

Skulpturat e Çavdarbashës i kishin shpëtuar zjarrit pas trazirave të marsit 2004, kur u djeg objekti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme