Sonte shfaqen katër filma nga Besim Ugzmajli

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Me datë 30 janar (natë e sontme), nga ora 20:00 në Kino Armata, Prishtinë, do të shfaqen katër filmat e punuar së fundmi nga Besim Ugzmajli, pas suksesit shumë të kënaqëshëm të shfaqjes së këtyre filmave në teatrin Adriana Abdullau.

Erë 26 minuta, The Eaters 4 minuta, Rruga 15 minuta dhe Më fal 15 minuta.

Filmat janë në gjuhën shqipe dhe të përkthyer me titra në gjuhën angleze. 

Filmat e lartpërmendur janë punuar së fundmi nga regjisori Besim Ugzmajli dhe janë shfaqur në qindra festivale me renome të filmit në botë, duke u shpërblyer me dhjetëra çmime ndërkombëtare, si në Evropë ashtu edhe në SHBA.

Artistë profesionistë dhe të rinj që kanë treguar suksese më botën e kinematografisë kanë qenë të angazhuar në këto projekte, si: Gresa Pallaska, Agron Shala, Sunaj Raca, Hafir Bislimi, Labinot Lajçi, Xhejlane Tërbunja, Mevlan Saraçi, Avni Abazi, Igballe Qena, Semira Latifi, Kushtrim Asllani, Sherif Bega, Milot Salihu, Orgesa Mehmeti, Ekrem Sopi, Adrian Obërtinca, Orik Berani, Latif Hasolli, Memli Kelmendi, Adonis Krasniqi dhe Gëzim Rama.

Pas shfaqjes së filmave, ngjarja do të përcjellet me një diskutim të hapur mes regjisorit dhe publikut.

Të ngjashme