Sony aksidentalisht publikon filmin “Khali the Killer” në YouTube

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 09:44 | Nga

Sony Pictures në vend të paraqitjes së shkurtë të “Khali the Killer” e ka publikuar në YouTube të gjithë filmin, edhe pse titulli shkruante se ishte fjala vetëm për trailer.

“Khali the Killer: Official Red Trailer” ka pasur për qëllim që t’ua paraqiste fansave të filmit në pak minuta skenat kryesore të dramës me krim.

Megjithatë, shikuesit e kanë pasur mundësinë që ta shohin të gjithë filmin në YouTube.

Kompania e famshme filmike e ka kuptuar gabimin pas gjashtë orësh, pasi filmin e kanë shikuar dhjetëra mijëra njerëz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme