Sot hapet Panairi i Librit

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 10:27 | Nga

Panairi i 19-të i Librit nis sot dhe zgjatë deri më 11 qershor 2017 në ambientet e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Panairi hapet në ora 18:00 dhe do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, në prag të jubileut të 20-të, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore:

600 jetori i lindjes së Pal Engjëllit – 300-vjetori i lindjes së Françesk Avatit – 220-vjetori i lindjes së Naum Veçilharxhit – 160-vjetori i lindjes së Visar Dodanit – 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit – 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit – 110-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit – 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit – 100-vjetori i lindjes së Sotir Cacit – 100-vjetori i lindjes së Ndue Bytyçit – 100-vjetori i lindjes së Heinrich Böll – 100-vjetori i lindjes së Sidney Sheldon – 100-vjetori i lindjes së Robert Loëell – 100-vjetori i lindjes së Huan Rulfo – 80-vjetori i lindjes së Anton Pashkut – 80-vjetori i lindjes së Ali Sutajt – 30-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit. SHBK-ja ka paraparë informimin e çdoditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe dixhital, përmes faqes ëëë.panairilibrit.com . SHBK-ja po ashtu ka paraparë darkën solemne më 8 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:

Prozë – Poezi – Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë – Përkthim letrar – Projektin kapital si dhe shpallet: – Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe) – Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj) – Stenda më e vizituar Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj. Ceremonia e hapjes do të bëhet më 6 qershor, në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës – RTK-së. Panairi do të mbyllet më 11 qershor, në orën 18:00.

Numri i titujve të rinj, rreth 1100-1200. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 4000. Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme