Sot ndahet çmimi “Aleksandër Stipçeviq“

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Kolegjit ‘Iliria’, në Prishtinë, sot organizon aktivitete shkencor, në të cilin do të ndahet edhe “çmimi shkencor ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq – 2018” i cili i jepet akademikut Muzafer Korkutit nga Shqipëria.

Prorektori i Kolegjit ‘Iliria’, Isak Shema, i tha RTK-së se sot do të bëhet edhe përurimi i librit “Shqipja standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj – konferencë shkencore”. Aleksandër Stipçeviq lindi më 10 tetor 1930 në Arbënesh të Zarës në Kroaci më 1930. Është njëri nga ata bij të arbneshëve të rrethit të Shkodrës, të cilët treqind vjet më parë u shpërngulën në rrethin e Zarës. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj., deri në Akademinë e Shkencave në Zagreb.

Ishte profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku mbante kursin e historisë së librit, sociologjisë së librit dhe bibliografisë. Po ashtu është autor i një numri të madh veprash për ilirët dhe historinë e librit: Historia e ilirëve, Arti i ilirëve, Simbolet e kultit te Ilirët, Bibliografi për ilirët, Historia e librit, Censura në biblioteka, Interpretime albanologjike etj. Më shumë se dyzet vjet emri i tij identifikohet me rezultatet më të reja të studimeve ilire.

Aleksandër Shandri Stipçeviq vdiq më 31.08.2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme