Sot shënohet Dita Botërore e Librit

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Në tërë botën sot shënohet Dita Botërore e Librit.

Ideja e përkujtimit të kësaj dite e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

Kjo ditë shënon vdekjen e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

23 prilli shënohet edhe në Kosovë ku organizata joqeveritare “ETEA” së bashku me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, janë bërë bashkë për të organizuar manifestimin qëndror me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të të Drejtës se Autorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme