Sot shpallet fituesi i Nobelit për letërsi, ndër kandidatë edhe Kadare

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 09:05 | Nga

Një vit pasi Akademia Suedeze befasoi me Bob Dylanin si laureat të çmimit “Nobel” për letërsi, juria po përgatitet të zbulojë fituesin e këtij viti.

Është një juri prej 18 anëtarësh të zgjedhur me short sekret që sot do të vendosë për këtë. Më shumë se gjysma e anëtarëve të akademisë duhet të votojnë fituesin eventual, i cili zgjidhet prej rreth 350 propozimeve të bëra nga ekspertët e letërsisë dhe ish-laureatëve të kaluar të “Nobelit” nga mbarë bota.

Në nderim të Alfred Nobelit për të shpërblyer “personin i cili do të ketë prodhuar në fushën e letërsisë vepra të jashtëzakonshme në një drejtim ideal”, çmimi u është ndarë 113 shkrimtarëve që nga viti 1901 – prej të cilëve 14 ishin gra, 28 kanë shkruar në gjuhën angleze dhe 77 kanë shkruar në prozë.

Përzgjedhja e vitit të kaluar, këngëtari e kompozitori Bob Dylan, ishte kundërthënëse.

“Këtë vit, pavarësisht se bastorja “Uniber” ofron shanse të barabarta për të gjithë favoritët, që nga George RR Martin tek Kanye West, pritet që Akademia të shkojë me një përzgjedhje të sigurt”, shkruan “The Guardian”. Dy prej pretendentëve për këtë vit, sipas kësaj të përditshmeje, janë shkrimtari nga Kenia, Ngugi wa Thiong’o, dhe ai nga Japonia, Haruki Murakami, emrat e të cilëve për disa vjet me radhë përmenden si favoritë.

Emra të tjerë, që kjo revistë ka futur në listën e atyre që mund të jenë fitues, janë edhe shkrimtari e poeti shqiptar Ismail Kadare, autorja kanadeze Margaret Atwood, Jon Fosse nga Norvegjia, Antonio Lobo Antunes nga Portugalia, Javier Marias nga Spanja dhe Laszlo Krasznahorka nga Hungaria. Por, për dallim prej “The Guardian”, Murakami këtu hyn në listën e atyre që nuk kanë shanse këtë vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme