Studentët e UP-së për dy javë do të mësojnë për trashëgiminë kulturore në vendet evropiane

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 14:14 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës kanë organizuar sesion informues për mundësinë e pjesëmarrjes në trajnime dhe projekte vullnetare për trashëgimi kulturore, raporton Ekonomia Online.

Studentë të Universitetit të Prishtinës do të përzgjidhen nga organizata European Heritage Volunteer, duke ua ofruar mundësinë dy javore që të marrin përvoja rreth trashëgimisë kulturore, si në arkeologji, histori, arkitekturë, etj, në shtete të Evropës.

Drejtori i organizatës European Heritage Volunteers, Bert Ludvig, ka prezantuar para studentëve shtete me trashëgimi kulturore dhe mënyrën e aplikimit për tu bashkuar si vullnetar.

“Kemi tri fusha ku po punojmë, edukimi trashëgimisë, vullnetarizmi në trashëgimi dhe informimi i të rinjve”.

“Projektet e vullnetarëve të trashëgimisë evropiane: projektet janë dy javore, çdo ditë për 6 orë pastaj fillon pjesa e edukimit dhe më vonë edhe informimi. Projektet janë mjaft të shpeshta”.

“Përpiqemi të zgjedhim projektet duke marrë parasysh gjeografinë dhe duke përdorur metodat e atyre vendeve. Nga viti në vit kemi të tjera projekte të përfshira”.

Të ngjashme