Studentët vijnë me ekspozitën “Trashëgimia përmes imazheve”

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 12:38 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ambientet e Muzeut të Kosovës është bërë hapja ekspozita “Trashëgimia përmes imazheve”, e organizuar nga studentët e vitit të tretë, të Departamentit Etnologji dhe Antropologji kulturore të  Universitetit të Prishtinës.

Në këtë ekspozitë janë shfaqur monedha të vjetra, fotografi nga kulti i diellit dhe gjarprit, artefakte të vjetra, si dhe pullat postare të huazuara nga posta, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, se këto ekspozita po e shndërrojnë muzeun në një laborator të historisë së vendit.

“Ju jemi mirënjohës që na keni krijuar një mjedis aq sa të bukur për vizitorin por për Muzeun e Kosovës domethënës sepse Muzeu i Kosovës po e dëshmon çdo ditë e më shumë dhe po shndërrohet në një laboratorë të historisë për fëmijët dhe të rinjtë e vendit. Ky ka qenë një mision i deklaruar i Muzeut të Kosovës dhe kjo punëtori e juaja, kjo ekspozitë sot do ta ndihmojnë edhe degën e juaj që të ofrohet sa më shumë me punën praktike”, ka thënë ai.

Dekani i Fakultetit Filozofik Bujar Dugolli tha se secila pamje dhe fotografi e shfaqur në këtë ekspoitë në vete ka një histori të madhe të kulturës dhe traditës shqiptare.

“Ne do të vazhdojmë të këtë bashkëpunim që e kemi edhe me Muzeun edhe me të gjitha institucionet e vendit të Republikës së Kosovës që ta bëjmë këtë ndërlidhshmërinë e teorisë me praktikën që të aftësohen sa më mirë studentët tonë”, ka thënë Dugolli.

Kurse përfaqësuesja e Postës së Kosovës Fakete Kadriu, tha se përmes kësaj ekspozite i kanë bartur disa imazhe të trashëgimisë sonë .

“Filatelia e Postës së Kosovës ka një fond mjaft të begatshëm të pullave postare të cilat përçojnë mesazhin për kulturën, trashëgiminë tonë të përgjithshme në botë. Kemi një numër të madh koleksionarësh gjithandej botës të cilët përmes pullës postare njohin edhe kulturën dhe trashëgiminë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 16 Qershor 2017.

Ekspozita është përkrahur nga Posta e Kosovës, Universiteti i Prishtinës dhe Muzeu i Kosovës.

Të ngjashme