Super performancë nga grupet botërore ne Karnevalin “Golden Eagle”

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

18 Qershori në Suharekë pritet të shndërrohet në një festë të madhe, pasiqë në këtë qytet do të zhvillohet edicioni i tretë i Karnavalit “Golden Eagle”.

Organizatorët premtojnë që ky vit do të jetë më ndryshe se dy edicionet e kaluara pasi grupet pjesëmarrëse do të jenë nga vendet e ndryshme te botës, si: Italia, Spanja, Belgjika, Anglia, Brazili, Franca, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi, po ashtu edhe nga Shqipëria.

Festivali pritet të fillojë nga ora 18:00, fillimisht me parakalimin e grupeve në qytet, pastaj vijnë performancat e grupeve para publikut.

Dhe krejt në fund koncerti festiv me artistët e mirënjohur: Melinda Ademi, Ghetto Geasy dhe Dhurata Dora.

Të ngjashme