Teatri pa para, rrezikon pjesëmarrjen në Festivalin e Sarajevës

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 11:34 | Nga

Sherri i 1 mijë e 300 eurove Teatri Kombëtar i Kosovës e ka në pikëpyetje pjesëmarrjen në një prej festivaleve më të rëndësishme të teatrove në rajon. Menaxhmenti i këtij institucioni nuk e ka nënshkruar kontratën me organizatorët e festivalit ndërkombëtar të teatrit “MESS” në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, në ditën kur edhe ka qenë afati i fundit për ta bërë këtë.

Në skenën e këtij festivali është ftuar që më 5 tetor të luhet shfaqja “Bordel Ballkan” me tekst të Jeton Nezirajt e regji të András Urbán, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vonesat në bartjen e mjeteve, që nevojiten për vizat e sigurimet shëndetësore të ekipit, janë bërë shkak që ushtruesi i detyrës së drejtorit të TKK-së, Milot Mustafa, të mos e nënshkruajë kontratën në kohën e duhur.

Menaxhmenti po ashtu ka anuluar terminin e katërt me radhë të caktuar në Ambasadën e Bosnje-Hercegovinës në Shkup, për vizat e ekipit prej mbi 30 vetash që ishte planifikuar të udhëtonte drejt Sarajevës muajin që vjen. MKRS-ja të paktën deri të hënën pasdite nuk i ka bartur mjetet e kërkuara për vizat e sigurimet shëndetësore.

Milot Mustafa, ushtrues i detyrës së drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka thënë se të hënën ka qenë afati i fundit i nënshkrimit të kontratës me organizatorët e festivalit në Sarajevë. Por ai nuk e ka hedhur firmën e tij në këtë kontratë… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme