Teatri i qytetit të Gjakovës merr emrin e aktorit Hadi Shehu

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 15:41 | Nga

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Gjakovës është vendosur që të bëhet emërtimi i ri i Teatrit të Qytetit me emrin e aktorit të madh të skenës gjithë kombëtare, Hadi Shehu.

Në këtë mbledhje është prezantuar edhe raporti i punës së Ndërmarrjes Publike Ngrohtorja e Qytetit, qe është vlerësuar si një rast i suksesshëm i menaxhimit të mirë.

Më tutje, është miratuar edhe propozim vendimi për themelimin e Këshillit Lokal për Punësim-KLP si dhe janë diskutuar disa pika tjera të rendit të ditës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme