Teatri Kombëtar për vitin 2018 realizoi 178 shfaqje premierë

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kulturës” për vitin 2018.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë. 

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në: Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishin 178 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 557; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 127 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 551; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 55 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 11 176.

Në Galeritë e Arteve, numri i ekspozitave të realizuara ishte 43, ndërsa numri i vizitorëve ishte 16  653.

Në Kinemanë ABC, numri i filmave të shfaqur ishte 62, prej tyre 3 filma vendorë dhe 59 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 9 110.

Në kinemanë CINEPLEX, numri i filmave të shfaqur ishte 167, prej tyre 4 filma vendorë dhe 163 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 335 385.

Në kinemanë DOKU-KINO DHE DOKUFEST, numri i filmave të shfaqur ishte 330, prej tyre 24 filma vendorë dhe 306 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 45 000.

Në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, numri i filmave të shfaqur ishte 148, prej tyre 11 filma vendorë dhe 137 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 3 097.

Fondi i librave në biblioteka ishte 1 775 435, ndërsa numri i lexuesve ishte 156 535.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 81, ndërsa numri i vizitorëve ishte 101 994.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Kulturës 2018, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/kultura-dhe-sporti

Të ngjashme