Teatrot të kënaqura me aprovimin e kërkesës për rregullimin e financave të Teatrove Publike

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Sot, Komisioni i Granteve i Qeverisë së Kosovës, në Minisitrinë e Financave, në mbledhjen e tij të radhës, aprovoi kërkesën për rregullimin e financimit të Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës për vitin 2020, duke lejuar shtimin e numrit punëtorëve të teatrove nëpër komunat përkatëse, krijimin e kodeve buxhetore dhe rregulluar pjesën e fiancimit të projekteve ose produksioneve të tyre.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe ditë historike për teatrot e qyteteve dhe komunitetin artistik të tyre, të cilët që nga paslufta nuk kanë arritur të stabilizohen deri tash. 

“Një falenderim i madh për të gjithë ata që na ndihmuan në vazhdimësi në rregullimin e kësaj çështjeje kruciale e shumë domethënëse për ne. 
Falemnderit, kryetarit te komunes se Ferizajt z. Agim Aliut
Falemnderit, ministër i MKRS-së, z. Gashi!
Falemnderit, ministër i MF, z. Bedri Hamza!
Falemnderit, z. Salvador Elmazi! 
Faleminderit drejtores se DKRS – Ferizaj Znj. Xhemile Murati Shabani
Urime, kolegë e urime Teatro të Qyteteve të Kosovës!”, shkruajnë nga teatro e Ferizajt.

Të ngjashme