Tenori kosovar me “La Bohème” në skenën e New Yorkut

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Në shënimin e 10-vjetorit të themelimit, “Amore Opera” ka realizuar një produksion të mrekullueshëm me “stil të vjetër” të operës së famshme të Puccinit, “La Bohème” që ka nisur të shfaqet prej 21 dhjetorit e do të zgjasë deri më 29 dhjetor.

Tenori i njohur kosovar, i cili po bën karrierë në ShBA, Riad Ymeri është pjesë e kastës në tri shfaqje, duke në rolin e Rodolfos të cilin për herë të parë e sjell të plotë. Dy perfromanca tashmë janë dhënë, ndërsa të fundit, Ymeri do ta ketë të shtunën e kësaj jave.

Ai ka bërë të ditur se ky produksion i operës është pritur shumë mirë. Për të ka shkruar edhe e përditshmja prestigjioze “The New York Times”, duke e futur në listën e pesë koncerteve të muzikës klasike që duhet ndjekur gjatë vikendit, shkruan sot Koha Ditore.

“La Bohème” vjen si produksion i “Amore Opera”, derisa inskenohet në “The Riverside Theatre”. “Amato Opera” ka qenë një kompani operistike në Manhattan të New York Cityt.

Kompania ishte themeluar nga çifti Anthony dhe Sally Amato, dhe prezantuan opera në shkallë të vogël me orkestër të reduktuar dhe bileta të lira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme