Themelohet Muzeu “Ibrahim Kodra”

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 19:18 | Nga

Është nënshkruar marrëveshja për themelimin e Muzeut “Ibrahim Kodra”. Muzeu do të vendoset në ndërtesën e ish-bibliotekës në lagjen Tophane të Prishtinës.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, ka bërë të ditur se ky muze do të menaxhohet sipas statutit për Muzeun e Prishtinës, që pritet të votohet në Asamblenë Komunale në seancën e radhës.

“Fondacioni ‘Kodra’ nga Zvicra, krahas fondit të mbledhur të veprave, do të ndihmojë edhe me investime kapitale dhe me ekspertizë në dizajnim të programit dhe ekspozitës së këtij muzeu”, ka njoftuar Rugova, transmeton Ekonomia Online.

Sipas tij, ky është projekti më serioz i komunës në fushën e arteve pamore deri tash, ndërkohë që është edhe muzeu i parë si institucion i Komunës së Prishtinës.

“Në kuadër të veprave të përhershme të ekspozuara jemi duke shikuar mundësitë që në bashkëpunim edhe me Galerinë Kombëtare të ekspozojmë pjesë nga koleksioni i këtij institucioni, veçanërisht ato që ndërlidhen me veprën e mjeshtrit Kodra”.

Image may contain: 2 people, including Shpend A. Ahmeti, people sitting

Image may contain: one or more people, people standing, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, including Shpend A. Ahmeti and Yll Rugova, people smiling, people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme