Thëniet më të mira nga libri “The Great Gatsby”

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 00:14 | Nga Ekonomia Online

I shkruar nga F. Scott Fitzgerald dhe i publikuar në vitin 1925, “The Great Gatsby” konsiderohet klasik i literaturës amerikane.

Fatkeqësisht autori nuk ka jetuar mjaftueshëm sa për ta parë librin e tij të arrijë suksese kaq të mëdha.

Romani u shit më pak se 20 000 kopje në fillim dhe disa kritikë e kishin quajtur stilin e autorit si “të detyruar” dhe librin e kishin quajtur si të pa vlerë.

Libri ka të bëjë me përpjekjet e një të riu, Jay Gatsby, i cili përpiqet ta rikrijojë vetveten.

Tërë historinë e shohim nga perspektiva e narratorit – Nick Carraway, i cili është shpërngulur në New York dhe jeton afër derës së Gatsbyt.

Personazhi kryesor është një ëndërrimtar i madh me një stil shumë ekstravagant të jetesës.

Ai jeton në një rezidencë gjigante gotike dhe organizon ahengje glamoroze çdo të shtune mbrëma. Por personaliteti i tij është një shpikje e tërësishme pasi që Gatsby është rritur i varfër dhe madje ky nuk është as emri i tij i vërtetë.

Të gjitha përpjekjet e tij për t’u bërë i pasur i dedikohen rikthimit të gruas që e dashuron.

The Great Gatsby eksploron gjëra si idealizmi, dashuria, dekadenca, rezistenca ndaj ndryshimit, statusi social, etj.

Më poshtë i keni disa prej thënieve më të mira të këtij libri për magjepsjen, ëndrrat, dëshpërimin etj.

“Kurdo që ndiheni se duhet ta kritikoni dikë, vetëm mbani mend se të gjithë njerëzit në botë nuk i kanë pasur avantazhet që i ke pasur ti”

“Le t’ia shfaqim miqësinë dikujt kur është gjallë e jo pasi që të ketë vdekur”

“Kursimi nga gjykimet është çështje e shpresës së pafundme”

“Më ka rastisur ta kuptoj se nuk ka dallim mes njerëzve, në inteligjencë apo racë, aq të thellë sa diferenca mes të sëmurit dhe të shëndoshit”

“Jam në mesin e shumë pak njerëzve të sinqertë që i kam njohur në jetë”

“Është një avantazh shumë i madh të mos pini kur jeni në mesin e atyre që pinë shumë”

“Nesër do të vrapojmë më shpejt e duart do t’i shtrijmë më gjatë”

“Më pëlqejnë ahengjet e mëdha. Janë më intime. Në ahengjet e vogla nuk ka privatësi”

“Njerëzit janë zhdukur, janë rishfaqur, kanë bërë plane për të shkuar diku dhe pastaj e kanë humbur njëri-tjetrin, kanë kërkuar për njëri-tjetrin dhe e kanë gjetur njëri-tjetrin pak metra larg”

“Sytë e tyre u takuan dhe filluan ta shikonin njëri-tjetrin, të vetëm në hapësirë”

“Nevojiten dy persona për një aksident”

“Ajo ishte duke e ndjerë presionin e botës jashtë dhe dëshironte ta shihte atë dhe ta ndjente prezencën e tij afër saj dhe të sigurohej se ajo ishte duke e bërë gjënë e sigurt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme