Top 10 filmat më të shikuar në Cineplexx për vitin 2017

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 09:09 | Nga

Viti 2017 do të mbahet mend për revolucionin ndër adhurues të filmave në vendin tonë.

Ishte pikërisht fundi i vitit 2016 kur u hap Cineplexx Kosova, kinemaja më e madhe në vend që menjëherë u bë shtëpi e adhuruesve të filmit.

Më 30 nëntor u bë hapja, kurse shpejt në fillim të vitit 2017, Cineplexx u shndërrua në destinacionin kryesor të adhuruesve të filmit, pa dallim moshe.

Ishte ky revolucion i tërësishëm, e sidomos i eksperiencës unikale që përjetohet vetëm në këtë kinema. Me gjashtë salla të teknologjisë RealD 3D dhe teknologjinë e re të zorimit Dolby Digital Surround System 7.1 e me 900 ulëse – Cineplexx qysh në ditët e para e dha vulën si lider ndër kinematë jo vetëm në vend, por edhe në rajon.

“Bota jonë e kinemasë” në vitin 2017 ishte për plot me premiera të jashtëzakonshme të filmave që lanë gjurmë në kinematografinë botërore. Për herë të parë në Cineplexx erdhën filmat si “Furious 8” dhe seritë e “Fifty Shades”, që nxitën një valë të paparashikueshme të interesimit dhe shikueshmërisë.

Me mbi 370 mijë vizitorë në vitin 2017, Cineplexx ofroi premierat e filmave më të mirë. Telegrafi sjellë top 13 filmat më të shikuar në Kosovë në Cineplexx.

13. Kong: Skull Island

Premiera në Cineplexx: 9 mars
Regjisor: Jordan Vogt – Roberts
Skenaristë: Dan Gilroy (skenari), Max Borenstein (skenari)
Yjet: Tom Hiddleston, Samuel L. Jackson, Brie Larson.
Vizitorë: 5943

Një ekip shkenctarësh eksplorojnë një ishull të pa shkelur në Paqësor, duke hyrë në mbretërinë e të madhërishmit Kong. Ikja e tyre nga ky ishull plot sfida ishte prej më të preferuarave nga publiku kosovar duke hyrë kështu në top 10 të filmave më të shikuar.

12. IT

Premiera në Cineplexx: 7 shtator
Regjisor: Andy Muschietti
Skenaristë: Chase Palmer (skenari), Cary Fukunaga (skenari)
Yjet: Bill Skarsgard, Jaeden Lieberher, Finn Wolfhard
Vizitorë: 8137

Filmi i zhanrit dramë, horror e triller që flet për një ndjekje të një përbindëshi që duket si palaço ndaj një grupi të fëmijëve 0 ishte prej më të shikuarve po ashtu në këtë fundvit, duke qenë në vendin e tetë. Një film i vlerësuar lart edhe ndërkombëtarisht.

11. Annabelle: Creation

Premiera në Cineplexx: 10 gusht
Regjisor: David F. Sandberg
Skenarist: Gary Dauberman
Yjet: Anthony LaPaglia, Samara Lee, Miranda Otto.
Vizitorë: 8434

12 vjet pas vdekjes tragjike të vajzës së tyre të vogël, një krijues kukullash dhe bashkëshortja e tij mirëpresin një murgeshë dhe disa vajza nga një jetimore në shtëpinë e tyre, ku ata së shpejti bëhen cak i kreacionit të krijuesit të kukullave, Annabelles. Një film plot mister, horror e triller i shikuar shumë në vendin tonë.

10. Beauty and the Beast

Premiera në Cineplexx: 6 korrik
Regjisor: Bill Condon
Skenaristë: Stephen Chbosky (skenari), Evan Spiliotopoulos (skenari)
Yjet: Emma Watson, Dan Stevens, Luke Evans.
Vizitorë: 8576

Një adaptim i novelës për një princ që duket si përbindësh dhe një femre të re ku të dy bien në dashuri. Një prej filmave më të shikuar në Cineplexx ky mjuzikël fantastiko-shkencor.

9. Wonder

Premiera në Cineplexx: 2017
Regjisor: Stephen Chbosky
Skenaristë: Stephen Chbosky, Steve Conrad
Yjet: Jacob Tremblay, Owen Wilson, Izabela Vidovic
Vizitorë: 8915

I bazuar në bestsellerin e Neë York Times, Wonder flet për tregimin e pabesueshëm inspirues e tejet të ngrohtë të August Pullman, një djalosh me dalime fizionomike i cili hyn në klasë të pestë, duke hyrë në shkollën normale elementare për herë të parë. Ky film ka lënë gjurmë dhe ka hyrë në top 10 të filmave më të shikuar. Por, harrojeni këtë fakt, Wonder është më shumë se sa një film. Tashmë ky projekt është shndërruar në projekt të shumë shkollave për t’u shikuar nga nxënësit në Cineplexx dhe inspirimi në aspektin edukativ e influenca është e jashtëzakonshme. Arti bën mrekulli dhe Wonder është dëshmi për këtë.

8. Why Him?

Premiera në Cineplexx: 2017
Regjisor: John Hamburg
Skenaristë: John Hamburg, Ian Helfer
Yjet: Zoey Deutch, James Franco, Tangie Ambrose.
Vizitorë: 9027

Një pushim i përbashkët rrezikon të dalë nga kontrolli kur Ned Fleming e kupton i dashuri milioner nga Kalifornia i vajzave të tij do të kërkojë një hap tutje në lidhje. Ky film edhe pse u shfaq së fundmi në Cineplexx arriti të jetë në top 10-she.

7. Spider-Man: Homecoming

Premiera në Cineplexx: 6 korrik
Regjisor: Jon Watts
Skenaristë: Jonathan Goldstein (skenari), John Francis Daley (skenari)
Yjet: Tom Holland, Michael Keaton, Robert Downey Jr.
Vizitorë: 9529

Top pesëshja e filmave më të shikuar në Cineplexx është e zjarrtë, nga se renditja është jashtëzakonisht e ngushtë dhe s’ka si të mungojë seria e re e Spiderman, ku Peter Parker balancon jetën e tij si një nxënës i zakonshëm i shkollës së mesme në Queens me super heroin, apo egon e tij të dyfishtë, Spider – Man, dhe e gjen veten në ndjekje të në qiellin e New York Cityt.

6. xXx: The return of Xander Cage

Premira në Cineplexx: 19 janar
Regjisor: D.J. Caruso
Skenaristë: Rich Wilkes (karakteret), F. Scott Frazier
Yjet: Vin Diesel, Donnie Yen, Deepika Padukone
Vizitorë: 9567

Aty ku është Vin Diesel aty bëhet nami dhe ky nuk është një sekret Xander Cage lihet i vdekur pas një incidenti edhe pse ai në mëyrë të fshehtë rikthehet në aksion për një tjetër goditje me Augustus Gibbons. Aventurë, aksion e triller që renditet në top treshen e filmave më të preferuar.

5. Geostorm

Premiera në Cineplexx: 19 nëntor
Regjisor: Dean Devlin
Skenaristë: Dean Devlin, Paul Guyot
Yjet: Gerard Butler, Jim Sturgess, Abbie Cornish
Vizitorë: 9597 – vazhdon të shfaqet

Është në top katërshe, por sigurisht se do të kishte një renditje më të lartë po që se do të shfaqej në fillim të vitit. Geostorm theu rekordin në ballkan për biletat e shitura në premierë me plot 1258. Brenda një jave me shikueshmërinë ky film arriti të futet në top katërshen e filmave më të shikuar me distancë “mikroskopike” nga filmat tjerë në radhë. Një film aksioni fantastiko shkencor që ja vlen të shikohet, sepse këtu luftohet me kohën në shpëtim nga Geostormi.

4. Fifty Shades Darker

Premiera në Cineplexx: 8 shkurt
Regjisor: James Foley
Skenaristë: Niall Leonard (skenari), E.L. James (novela)
Yjet: Dakota Johnson, Jamie Dornan, Eric Johnson
Vizitorë: 9808

Rekordi i parë i një premiere është regjistruar nga Fifty Shades Darker me 1400 bileta të shitura. Filmi erotik i bazuar në novelën e E.L. James që flet për romancën e Christian Grey dhe Anastasias, e cila konfrontohet me xhelozinë dhe hidhërimin e një femre që erdhi para saj. Në këtë film rolin e Mia Grey e luan edhe Rita Ora, superylli shqiptar i muzikës. Ky film bëri namin në Cineplexx, duke u shikuar jashtëzakonisht shumë dhe duke thyer rekordi shikueshmërie sidomos në mesin e femrave që ishte filmi i preferuar i tyre për Shën Valentin.

3. A Bad Moms Christmas

Premiera në Cineplexx: 9 nëntor
Regjisor: Jon Lucas, Scott Moore
Skenaristë: Jon Lucas, Scott Moore
Yjet: Mila Kunis, Kristen Bell, Kathryn Hahn
Vizitorë: 10951 – vazhdon të shfaqet

Tri nëna rebelohen ndaj pritjeve dhe sfidave të Krishtlindjeve dhe ky film i zhanrit komedi ishte prej më të pëlqyerve, duke arritur të futet në top 10 qysh në ditët e para të fillimit të shfaqjes si premierë në Cineplexx. Komedi që nuk bën të humbet…

2. Daddy’s Home – 2

Premiera në Cineplexx: Nëntor, 2017
Regjisor: Sean Anders
Skenaristë: Sean Anders, John Morris
Yjet: Will Ferrell, Mark Wahlberk, Mel Gibson
Vizitorë: 13750

Pasi janë mësuar me ekzistencën e njëri-tjetrit, Brad dhe Dusty tash duhet që të merrem me baballarët e tyre gjatë pushimeve. Një film komik ky që është pëlqyer shumë në fund të vitit 2017 dhe është renditur në pozitën e dytë të filmave më të shikuar në Cinepplex.

1. The Fate of the Furious

Premiera në Cineplexx: 13 prill
Regjisor: F. Gary Gray
Skenaristë: Chris Moran, Gary Scott Thompson
Yjet: Vin Diesel, Jason Statham, Dwayne Johnson
Vizitorë: 27646

Për çfarë rekorde e patët fjalën? Po, po, me dy mijë bileta të shitura në premierë dhe afro 28 mijë në total, Fast & Furious 8 është filmi absolutisht më i shikuar për vitin 2017 duke tejkaluar të gjitha krijimet tjera filmike. Ky është i vetmi film që ka arritur të tejkalojë shifrën e 10 mijë vizitorëve, e madje ka qenë afër të prekë edhe shifrën e 30 mijë vizitorëve. Sensacionale.

Duket se filmi aksion që sheh në rolet kryesore Vin Diesel dhe Jason Statham me një femër misterioze që joshë Domin në botën e terrorizmit dhe tradhtisë ndaj atyre që janë më të afërt me të. Filmi që kujton Paul Walkerin ka qenë emocional jo vetëm për Vin Diesel që kaloi 7 seri të filmit me të, por edhe për vet adhuruesit e Fast & Furious, të cilët ju përgjigjën kujtimit të Paul me rekorde.

Rekord shënoi edhe krijimi i filmit për të cilin u shpenzuan hiç më pak se 250 milionë euro.

Cilin film e keni shikuar në Cineplexx? Cili ju ka lënë më së shumti përshtypje dhe me kë keni vizituar kinemanë e jeni partnerë “në krim” në shikimin e filmave?

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme