Ushqim për mendjen, 30 shprehje brilante nga Dostoevsky

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 14:18 | Nga

Fyodor Dostoevsky është një prej shkrimtarëve më të famshëm në letërsinë botërore.

Librat e Dostojevskit janë përkthyer në më shumë se 170 gjuhë.

Ai ka ndikuar një numër shkrimtarësh e filozofësh, përfshi Anton Chekhov, Ernest Hemingway, Friedrich Nietzsche dhe Jean-Paul Sartre.

Së bashku me Tolstoin, Dostojevski është konsideruar shpesh si një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me ndikim të Epokës së Artë të letërsisë ruse.

Albert Einstein e cilëson Dostoevskyn në letërsi si më të madh se Carl Friedrich Gauss në matematikë, duke e quajtur një “shkrimtar të madh fetar që hynë thellë në misterin e ekzistencës shpirtërore”.

Më poshtë janë disa nga thëniet më të urta të këtij shkrimtari që janë një “ushqim për mendjen”.

1. Nëse nuk ka Zot, çdo gjë është e lejuar.

2. Si mund të thuash se ke jetuar kur nuk ke një histori për të treguar?

3. Sarkazma është streha e fundit e njeriut modest dhe të moralshëm kur privatësia e shpirtit të tij shkelet dhunshëm.

4. Duhet ta duash jetën, më shumë se sa vetë kuptimin e jetës.

5. Hedhja e një hapi të ri, nxjerrja nga goja e një fjale të re. Këto janë gjërat të cilave njerëzit u druhen më shumë.

6. Në mendjen e gjithsecilit prej nesh ka një kufi, përtej të cilit është e rrezikshme të shkosh. Pasi e ke kaluar atë kufi, është e pamundur të kthehesh mbrapa.

7. Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.

8. Liria nuk gjendet në kufizimin, por në kontrollin e vetvetes.

9. Lumturia nuk vjen nga rehatitë tokësore, por fitohet përmes vuajtjes.

10. Në një zemër që dashuron vërtetë, ose xhelozia vret dashurinë, ose dashuria vret xhelozinë.

11. Nuk duhet shumë për të shkatërruar një person. Gjithë sa do ju duhet të bëni është ta bindni se puna që ai bën është krejt e padobishme dhe e pakuptimtë.

12. Heshtja është gjithmonë e bukur, dhe një person i heshtur është gjithmonë më i bukur se një që flet.

13. Një person mund të jetë i mençur, por që të veprojë mençurisht, vetëm inteligjenca nuk mjafton.

14. Kurrë nuk do të mbërrini në destinacionin tuaj, në qoftë se ndaleni dhe qëlloni me gur çdo qen që leh.

15. Unë dua të flas për çdo gjë me të paktën një person, ashtu si unë flas për gjërat, me veten time.

16. Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë vetëm një rreze dielli, për shpirtin tënd.

17. Njeriu duhet të flasë hapur me të tjerët, në një mënyrë që zbulon mendimet e veta të brendshme përmes fytyrës së tij, që zbulon hallet e tij, direkt përmes fjalëve. Një fjalë e thënë me bindje, me sinqeritet të plotë dhe pa hezitim, ndërkohë që e sheh tjetrin në sy, ka më shumë kuptim se dhjetëra faqe nga një libër.

18. Pa një objektiv në jetë, njeriu ndihet i mbytur.

19. Edhe një njeri që i ka duart e lidhura mund të bëjë shumë mirë, nëse do.

20. Bukuria do ta shpëtojë botën.

21. Njerëzit flasin ndonjëherë me një mizori kafshërore, por kjo është një padrejtësi e madhe dhe fyerje për kafshët; një kafshë nuk mund të jetë aq mizore sa një njeri, kaq artistikisht mizore.

22. Të rriturit nuk e dinë që një fëmijë mund të japë këshilla jashtëzakonisht të mira, edhe në rastet më të vështira.

23. Mos e mbushni kujtesën tuaj me të gjitha herët që jeni ndjerë të fyer; mund të përfundoni duke mos lënë asnjë hapësirë për momentet e mrekullueshme që keni përjetuar.

24. Një njeri, i cili e di se si të përqafojë një tjetër, është një njeri i mirë.

25. Çfarë është Ferri? Unë mendoj se është vuajtja e të qënit të paaftë për të dashuruar.

26. Asgjë në këtë botë nuk është më e vështirë se sa thënia e të vërtetës, dhe asgjë më e lehtë se lajka.

27. Gjëja më e tmerrshme është se bukuria është sa misterioze aq edhe e tmerrshme. Zoti dhe djalli luftojnë mes tyre, dhe fushëbeteja është zemra e njeriut.

28. Sipas mendimit tim, është njeriu më i zgjuar nga të gjithë, është ai qe e quan veten budalla të paktën një herë muaj.

29. Misteri i ekzistencës njerëzore, nuk qëndron vetëm tek të qenit gjallë, por në gjetjen e një qëllimi për të jetuar.

30. Mbi të gjitha, mos e gënje veten.

Njeriu i cili gënjen veten dhe dëgjon gënjeshtrën e tij vjen në një pikë që ai nuk mund të dallojë të vërtetën brenda, apo rreth tij, dhe kështu humbë gjithë respektin për vete dhe për të tjerët. Dhe duke mos pasur respekt ai pushon së dashuri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme