Vazhdon Festivali i Arkitekturës në Gjakovë

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 14:49 | Nga

Festivali i Arkitekturës në Kosovë vazhdon aktivitetin e saj në Gjakovë këtë javë, me dy ligjërata, dy punëtori dhe shfaqje të një filmi dokumentar.

Luke Pearson dhe Sandra Youkhana nga Bartlett School of Architecture,  do të mbajnë një punëtori intenzive “Back Up Gjakova” si dhe me 7 Shtator nga ora 19.00 në hapësirat e Jakova Innovation Center do të mbajnë ligjëratën e tyre.

Ndërsa, me 8 Shtator nga ora 20:00 në hapësirat e Parkut Kulturor Ali Podrimja do shfaqet filmi dokumentar “Barbicania” nga duo i regjisoreve Ila Beka dhe Louise Lemoine.

Kuratori i paviljonit të Shqipërisë në Biennalen e Venedikut e udhëhequr nga Simon Battisti do të mbajë punëtoria 24 orëshe “Recording Small Worlds” .
I njëjti do mbaj ligjërate me 9 Shtator nga ora 19:00 në hapësirat e Jakova Innovation Center.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme