Vdes në moshën 75-vjeçare regjisori dhe humoristi Koço Devole

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Eshte ndare nga jeta aktori dhe regjizori i njohur Koco Devole! Prej disa ditesh gjendja e tij shendetesore ishte perkeqesuar jo vetem nga intubimi prej Covid 19, por edhe si pasoje e semundjeve te tjera bashkeshoqeruese.

Koço Devole (lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945), është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.Devole eshte nje nga figurat me te njohura te humorit shqiptar.

Perpos rolit te tij ne telekomedite “ Canta me nje milion”, “ Oreksi i madh” ,” Mos shko o trim”, “ Pushime ne Rome”, etj, ka qene skenarist i emisioneve “ Fiks fare”, dhe “ Portokalli” .Nderkohe, pervecse nje aktor i shkelqyer , Devole eshte karikaturist, skenarist, regjizor , dhe prezantues spektaklesh. Gjate diteve te fundit gjendja e tij shendetesore u rendua se tepermi edhe per shkak te leucemise , nga e cila vuante me heret.

Brenda spitalit invektiv , Devole ka shfaqur foto ne krah te mjekut infeksionist Pellumb Pipero, nderkohe qe shprehej shume optimist pasi kishte shume besim te mjeket shqiptar. Por pikerisht mbremjen e se shtunes ka nderruar jete , duke mos e fituar dot betejen me semundjen.

Të ngjashme