Vdes Toni Morrison, fituese e Çmimit Nobel për Letërsi

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Toni Morrison, gruaja e parë afrikano-amerikane që ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Familja e saj ka konfirmuar vdekjen, duke thënë se ajo ka vdekur nga një sëmundje e shkurtër.

Në deklaratën e familjes së saj është thënë se “nëna, gjyshja dhe tezja jashtëzakonisht e përkushtuar, ka ndërruar jetë natën e kaluar (5 gusht) e rrethuar nga familja dhe miqtë”.

“Një shkrimtare që ka vlerësuar fjalën e shkruar, qoftë e saj, e studentëve apo e tjerëve, ajo ka lexuar me dëshirë dhe ka ndjerë shtëpinë më së shumti kur ka shkruar”, është thënë në letër.

“Ndonëse vdekja e saj përfaqëson një humbje të madhe, ne jemi falënderues që ajo ka pasur një jetë të gjatë e të jetuar mirë”.

Si autore e 11 romaneve, Morrison ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi më 1993, derisa veprën e parë e ka publikuar më 1970.

Dikur Morrison pati thënë: Ne vdesim. Kjo mund të jetë arsyeja e jetës. Mirëpo ne krijojmë gjuhë. Kjo mund të jetë matëse e jetës sonë.

Të ngjashme