Visar Arifaj i ftuar në ekspozitën “Kotësia e dallimeve të vogla”

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 19:08 | Nga

Në ekspozitën ‘Kotësia e Dallimeve të vogla’ e artistit britanik Grayson Perry, në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të jetë i ftuar special Visar Arifaj, shkruan KultPlus.

Në praktikën e inicuar nga British Council dhe Galeria Kombëtare e Kosovës, që të premten mbrëma gjatë ekspozitës se Grayson Perryt t’i jenë të kushtuara eventeve në Galerinë Kombëtare të Kosovës, vizitorët mund të kenë rastin që një personalitet i veçantë nga jeta kulturore, politike apo shoqëria civile të bëjë prezantimin ekskluziv të ekspozitës “Kotësia e dallimeve të vogla” të artistit të mirënjohur Grayson Perry. Pas prezantimit të suksesshëm nga Fisnik Ismaili të premten e kaluar, këtë të premte më 23 qershor, në orën 21:00, të interesuarit mund të dëgjojnë prezantimin nga Visar Arifaj.

Visar Arifaj është figurë e shquar kombëtare dhe kryetar legjendar i Partisë së Fortë, veprat e të cilit njihen nga i madh e i vogël. Në moshën 7 vjeçare vizatoi punimin “Profesionet që më pëlqen”, i cili veçohet për vlerën 1 000 000 000 euro.

Visari kreu studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, departamentin e Dizajnit Grafik. Megjithatë, ai konsideron se mungesa e moshatarëve në mëhallë dhe qasja e lehtë tek softuerët piratë gjatë fëmijërisë janë faktorët kryesor në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tij.

Visar Arifaj është bashkë-themelues i kompanisë së dizajnit Trembelat. Ai veçohet me krijimin e videolojërave, ilustrimeve editoriale e të produkteve, krijimin e stripave dhe videove të animuara… gjatë kohës kur nuk është duke i kontribuar çështjeve madhore kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme