Viti i Skënderbeut – hapet Zyra e Sekretariatit

????????????????????????????????????
Prishtinë | 04 Pri 2018 | 13:55 | Nga

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është bërë hapja solemne e Zyrës së Sekretariatit për nder të shënimit të vitit mbarë kombëtar të heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se hapja e Zyrës së Sekretariatit u bë në kuadër të përgatitjeve që po bën Qeveria e Kosovës për shënimin e vitit mbarë kombëtar të heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Ai po ashtu njoftoi se Këshilli Organizativ së shpejti do të bëjë publike agjendën shtetërore në të cilën do të jenë të përfshira të dy Qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme