Vlora Dumoshi mirëpret në takim “Miss Universe Kosovën”, Blerta Veselin

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi, ka mirëpritur në takim bukuroshen Blerta Veseli, e cila u shpall “Miss Universe Kosova 2020”.

Ajo do ta përfaqësojë Kosovën në konkursin e madh të bukurisë “Miss Universe”, teksa për këtë ka marrë mbështetjen e Ministres së Kulturës.

E veshur në të bardha, me shiritin e “miss”-it anash dhe me kurorën në kokë, Veseli është dukur mjaft bukur dhe tërheqëse.

Ajo ka diskutuar me Ministren Dumoshi rreth konkursit të bukurisë, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga takimi.

Në mbishkrimin e imazheve, Miss Blerta Veseli e ka vlerësuar lartë suportin e Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Sot, pata kenaqesine ta takoj Ministren e Kultures Rinise dhe Sportit, zonjen Vlora Dumoshi. Pos pritjes shum te ngrohte dhe miqesore, mora mbeshtetjen e ministres dhe inkuraimin e saj per te garu edhe ne eventin boteror @missuniverse 2020! Falemnderit zonja ministre per pritjen dhe mbeshtetjen qe ne vazhdimsi ua jep te rinjeve. Do te punoj dhe do te mundohem qe ne @missuniverse te jem ze per ngritjen e imazhit te Kosoves”, ka shkruar Blerta Veseli në Instagram.

Të ngjashme