VV bashkohet në promovimin e trilogjisë së Avni Deharit

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 12:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me vargjet e poezisë “Portreti i Skënderbeut” nga Ismajl Kadare, filloi ceremonia e promovimit të trilogjisë “Gjergjat nën dritën përkrenaresh” e autorit Avni Dehari.

Romanet “Dragoi”, “Udhëkryqi” dhe “Flakadanët e lirisë”, përshkruajnë jetën dhe veprën e heroit kombëtarë Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, raporton Ekonomia Online.

Autori i trilogjisë, Avni Dehari, tha se për dy librat e parë u ndihmua nga dy djemtë e tij, Astriti dhe Arbnori, prandaj edhe trilogjinë ai ka kushtuar atyre.

“Për trilogjinë veçanërisht për dy librat e parë më kanë ndihmuar dy bijtë e mijë, Arbnori dhe Astriti dhe siç e dini qe humben jetën tragjikisht në rrethana të errëta, për këtë arsye të tre librat hapen në përkushtimin për ta”.

“Për mjedisin e qetë gjatë kohës që e kam shkruar librin e falënderoj Xhemilen bashkëshorten time Artën, bashkëshorten e Astritit, vajzën Albanën dhe dy nipat Lumin dhe Blinin”.

Në këtë promovim morën  pjesë edhe deputetët e aktivistët e Vetëvendosjes. Problemet e brendshme që janë shfaqur së fundmi në këtë parti nuk i ndaluan Albin Kurtin, Dardan Molliqajn, Fisnik Ismailin, Xhelal Sveçlën, Glauk Konjufcën e të tjerë të bëhen bashkë në një vend ndonëse as nuk u pëshëndetën.

Avni Dehari është babai i aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Për trilogjinë foli shkrimtari Rushit Ramabaja. Ai tha se trilogjia “Gjergjat nën dritë përkrenaresh” bënë që mesjeta të përjetohet edhe tani.

“Është më shumë se rastësi që sot kur fillon viti i Gjergjit po bëjmë promovimin e trilogjisë “Gjergjat nën dritë përkrenaresh”. Drama e trilogjisë shtrihet në përudhen 70 vjeçare të rilindjes. Gjeografia e trilogjisë shtrihet në tri kontinente”.

“Avni Dehari me mjeshtri të rrallë jep ngjarjet historike duke bërë që mesjetën ta përjetojmë edhe tani. Autori me një stil brilant dhe gjetje historike, të kujton veprat e arta të autorëve botëror”, tha ai.

 

Të ngjashme