Yllka Gashi nderohet si Aktorja më e mirë në festivalin prestigjioz në Spanjë

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Aktorja kosovare, Yllka Gashi, është zgjedhur Aktorja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Valladollidit, të njohur edhe si Seminci.

Gashi u nderua për rolin e saj në filmin “Zgjoi”.

Filmi shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe. Drama e jashtëzakonshme është e bazuar në ngjarje të vërteta të grave që kanë mbetur të veja për shkak të luftës, të cilat luftojnë kundër patriarkatit. Gashi luan rolin e Fahrije Hotit.

Të ngjashme