Zack Snyder po punon rreth filmit të ri “King Arthur”

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Regjisori i njohur hollywoodian, Zack Snyder, ka treguar se është angazhuar në rrëfimin ‘besnik’ të historisë së Mbretit Arthur, duke e realizuar një version të ri filmik rreth këtij personazhi.

Megjithëkëtë, regjisori ka bërë të ditur se projekti është ende në fazën e zhvillimit.

Pas humbjes tragjike të vajzës në vitin 2017, Snyder si duket ka vendosur të rikthehet më fuqishëm se kurrë, duke u bërë pjesë e disa filmave të ri përfshirë këtu “Justice League: The Snyder Cut”, i cili do të lansohet më 18 mars në HBO Max, “Army of the Dead” që pritet të publikohet në Netflix nga 21 maji i këtij viti.

Njerëzit janë paksa skeptik se në çfarë forme tjetër do të mund ta rrëfejë regjisori këtë histori, e cila tashmë është ekranizuar disa herë përmes filmave të ndryshëm hollywoodian.

Snyder është ende në fazën e krijimit të ideve rreth projektit, prandaj publikut i mbetet të ketë durim dhe të pres, deri sa regjisori të zbulojë më shumë detaje rreth tij.

Të ngjashme