Zbulohet një qytet në Egjipt

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 09:25 | Nga

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar atë që ata e kanë përshkruar si qytet që daton më shumë se 5 mijë vjet më parë në të cilën ka shtëpi, mjete, qeramikë dhe varreza të mëdha.

Ky qytet i porsazbuluar shtrihet nga lumi Nil, në afërsi të tempullit të Setit të parë në Abidos.

Ekspertët janë shprehur se madhësia e 15 varrezave të zbuluara japin shenjë që këta persona kishin një standard të lartë në shoqëri.

Ata gjithashtu janë shprehur se zbulimi i këtij qyteti mund të ndikojë në ngritjen e turizmit, i cili ka rënë dukshëm që kur u rrëzua presidenti Hosni Mubarak në vitin 2011.

Tourists walk toward the entrance to a tomb in The Valley of the Kings in Luxor (23 October 2013)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme