“Zgjoi” fituesi i dyfishtë në festivalin francez “Arcs Film Festival”

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Filmi nga Kosova me regji të Blerta Bashollit “Zgjoi” ka shënuar suksesin e radhës në kinematografinë ndërkombëtare.

“Zgjoi” ka fituar dy çmime në edicioni e 13-të të festivalit “Arcs Film Festival” që mbahet në Francë, e që si synim ka të promovojë diversitetin e kinemasë evropiane

Në mesin e më shumë se 120 filma nga e gjithë Evropa ishin përzgjedhur për të qenë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit, “Zgjoi” u shpërblye me çmimin e publikut dhe atë të jurisë.

Ndërkohë, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit do të shpallë listën e ngushtë të hënën në 10-të kategori për nominime në ndarjen e çmimeve “Oscar”, ku “Zgjoi” garon në kategorinë e filmave ndërkombëtar.

Nominimet për “Oscar” në të gjitha 23 kategoritë do të shpallen më 8 shkurt, teksa ceremonia do të mbahet më 27 mars. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme