Zharku pjesë e panelit të diskutimit në Vilnius IFF

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 15:45 | Nga

Me 23 mars 2017 ka filluar edicioni i 22-të i festivalit Vilnius International Film Festival i cili shënon një ndër ngjarjet më të mëdha në Lituani dhe vetëm vitin e kaluar këtë festival e kanë ndjekur gati 113 mijë njerëz.

Ky është viti i parë që në Vilnius IFF është organizuar Forumi i Filmit Evropian (The European Film Forum), ku do të ketë prezantime dhe panele diskutimi rreth temave që janë shumë të rëndësishme për industrinë e filmit evropian.

Drejtori i QKK-së Arben Zharku ishte pjesë e panelit të diskutimit rreth temës se si munden filmat nga tregjet e vogla kinematografike të kenë ndikim sa më të madh brenda dhe jashtë vendit.

Ky panel që u hapë nga Ministrja e Kulturës së Lituanisë, Liana Ruokyte-Johnsson dhe me një adresim të veçantë të shefes së sektorit të industrisë audiovisuele të Komisionit Evropian ka shikuar mundësitë e krijimit të strategjive për të ngritur ndikimin kulturor dhe komercial të filmave në vendet e tyre dhe jashtë, rritjen e potencialit të tyre për të depërtuar jashtë kufijve dhe për t’u parë nga një audiencë më e madhe.

Gjithashtu u diskutua edhe për mënyrat e zhvillimit të strategjive të reja për shpërndarjen e filmave në Evropë.

Përveç drejtorit të QKK-së, pjesë e këtij paneli ishin edhe Aitziber Atorrasagasti, drejtoreshë për Promovimin e Kulturës, Qeveria Baske (Spanjë), Markéta Hodouskova, eksperte e industrisë (Francë/Republika Çeke), Julie-Jeanne Régnault, kryesuese e çështjeve evropiane në Centre national du cinéma et de l’image animée (CNC) dhe Edith Sepp drejtoreshë në Estonian Film Institute.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme