Zhytësja artistike vallëzon për 6 minuta nën ujë në pishinën më të thellë të botës

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Artistja dhe koreografja nënujore, Julie Gautier ka performuar në pishinën më të thellë në botë punën e saj të fundit.

Ajo shihet për disa minuta duke vallëzuar  nën ujë dhe duke mbajtur frymën për disa minuta, para se të del në sipërfaqe.

“AMA” ka emrin projekti që performon Gautier dhe në gjuhën japoneze do të thotë “Grua e Detit” dhe është dedikim për të gjitha gratë e botës.

Ajo u xhirua në pishinën më të thellë në botë Y-40, afër Venecias në Itali. Videoja pjesën më të madhe paraqet Gautier duke lëvizur nën ujë me tingujt e këngës së Beyonces – Runnin.

“AMA” sipas protagonistes është një film i shkurtër dhe tregon një histori që secili mund ta interpretojë në mënyrën e vet.

“Nuk ka imponim, vetëm sugjerime. Doja të ndaja dhimbjen time më të madhe në këtë jetë me këtë film. sepse kjo nuk është shumë e papërpunuar, e mbulova me hir. Për ta bërë atë jo shumë të rëndë, unë zhytur atë në ujë. I kushtoj këtë film të gjitha grave të botës”, u shpreh Gautier.

Video sikur “AMA” mund të shihen vazhdimisht në faqen e Gautier në internet përfshirë edhe zhytjet me burrin e saj, kampionin Guillaume Nery.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme