Zilia: Zbutja e përbindëshit me sy të gjelbër

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 22:00 | Nga

“Çfarë nuk shkon me mua?”- pyeti mikesha ime Liza. “Motra ime ishte e vetmuar për një kohë të gjatë, dhe më në fund gjeti një djalë, unë isha vërtet e lumtur për të. Pastaj ajo më tha se i dashuri i saj i ri shkroi për të një libër me poezi dashurie – dhe pata ndjesinë sikur unë isha një person i pafat. Mendova, askush nuk shkruan poezi për mua! Pastaj, jeta ime ta shpif. Por unë kam një martesë të lumtur! Nuk dua të ndërroj vendet. Pse jam po kaq e vockël?”

Ah, zilia. Përbindëshi me sy të gjelbër që pushton mendjet tona, dhe sabotuar qëllimet më të mira. Sa bukur do të ishte sikur të mund ta shkatërronim zilinë, thjesht duke menduar:Ndaloje atë! Mjerisht, kjo nuk funklsionon asnjëherë; sulmi ndaj ndjenjave negative i bën ato më të forta. Por nëse ju mund të kuptoni supozimet që përzënë zilinë, dhe e zëvendësojnë atë me besime më të dobishme, emocionet tuaja monstruoze do të qetësoheshin, duke lejuar zgjimin e bujarisë.

Hapi i parë është të ndaloni së fajësuari veten. Ju jeni mësuar që kur keni lindur me krahasimet dhe konkurrencën. Kur lindët, një mjek apo infermiere ndoshta ju caktoi një shifër që tregon parametrat e trupit tuaj. Gjatë fëmijërisë, vlerësimet vazhduan me lartësinë, peshën, dhe atributet e tjera fizike që krahasohen vazhdimisht me ato të bashkëmoshatarëve.

Ju ndoshta nuk ishit të shqetësuar për përparimin tuaj në shkollë- por ja ku erdhi Neli dhe gjithçka ndryshoi. Në çdo provë, dëftesë, dhe ngjarje atletike, ju rregjistroni rezultate të tjera. Pastaj në fund, ka më shumë gjasa t’i bashkoheni botës së punës, duke konkurruar për punë dhe u përpjekur të bëni më mirë se kolegët.

Kur arrijmë moshën e pjekur, ne jemi duke u krahasuar në mënyrë të vazhdueshme, pothuajse në mënyrë reflektive:A është ajo më e zgjuar se unë? Me e pasur? A ka këmbë, rroba dhe fëmijë më të bukur? Ndërsa nxisim veten drejt suksesit, ne mund edhe të shpresojmë se të tjerët do të dështojnë, pasi kemi mësuar se që një person të fitojë, duhet që të humbasin shumë të tjerë. Ne mund të ndjehemi vërtetë të kërcënuar, kur fati i mirë prek dikë tjetër, edhe dikë që ne e duam shumë.

Disa thonë se mendësia e ‘qenve që hanë qentë’ është ligj natyror:kafsha që zotëron elementët kryesore si ushqimin dhe partneren do të trashëgojë gjenet e tij, ndërsa shokët e tij  të dobët vdesin. Konkurrenca është mënyra se si njerëzit u bënë speciet dominuese në tokë për shkak të Perëndisë! Kështu mendojnë ne – por jo të gjithë janë dakord.

Për shembull, në zonat rurale të Afrikës së Jugut, kam takuar shumë njerëz që nuk kanë qasje në burimet materiale që kam unë, sa për të thënë minimalen. Ata mund të ndjehen ziliqarë dhe të pakënaqur, por më trajtojnë me ngrohtësi dhe bujari të madhe. Miqtë e mi afrikanë, më thonë se kjo rrjedh nga argumentimi e tyre filozofik e quajtur Ubuntu. Kjo fjalë, e cila nuk ka përkthim të drejtpërdrejtë në anglisht, në thelb do të thotë:”Unë jam, sepse jemi ne”.

Ubuntu na kujton se njerëzit nuk u bënë një specie dominante nga konkurrenca. Ne e arritëm këtë përmes bashkëpunimit. Në fshatra të vegjël, të rrethuara nga kafshë të egra kërcënuese, çdo person është i çmuar, dhe ndarja sjell bollëk. Nëse një fshatare mëson një aftësi – le të themi një mënyrë të re për të kultivuar bimët ushqyese- ajo përfiton më shumë nga mësimi i të tjerave, se sa po t’i përdorë njohuritë e veta për të konkuruar kundër tyre.

Kur fqinjet e saj përpasojnë, ato rrisin burimet kolektive të grupit; ka më shumë për të gjithë, dhe fshati është i fortë si një i tërë. Ky është leksikoni që Liza ka nevojë t’i japë përbindëshit të saj me sytë e gjelbër, që është duke nxitur kulturën e historive të konkurrencës dhe mungesës. Me mirësi, por në mënyrë të vendosur, ajo duhet të mësojë nga historitë që nxjerrin në pah Ubuntu. Ju mund ta bëni këtë edhe me vetë përbindëshin tuaj. Për çdo histori histori zilie tek ju, ekzistojnë një alternative Ubuntu. Teksa lexoni çdo shembull të Ubuntu më poshtë, përpiquni të mendoni për fakte konkrete nga jeta juaj, për ta mbështetur atë. Unë parashikoj se do t’iu kujtohet shumë herë, kur gjërat kanë shkuar më mirë për ju, pasi shkuan mirë edhe për dikë tjetër.

Historia e zilisë: Nëse dikush tjetër ka një fat të mirë, nuk do të ketë mbetur mjaftueshëm për mua.

Historia e Ubuntu: Mirëqënia njerëzore nuk është një lojë me shumën zero. Të dëshirosh më të mirën për njëri-tjetrin krijon ndjesinë e bollëkut – dhe mundësive.

Historia e zilisë: Unë dua të jem si (motra ime, shefi tim, Anxhelin Zholi), vetëm më e mira.

Historia e Ubuntu: Ne jemi të gjithë unikë dhe të pakrahasueshëm. Unë përparoj duke përmbushur fatin tim, dhe jo të dikujt tjetër.

Historia e zilisë: Sikur të kisha atë që ka ajo, do të isha e lumtur.

Historia e Ubuntu: Një situatë pozitive në jetë nuk është shkaku i lumturisë, por është rezultat i lumturisë. Lumturia vjen nga pranimi se unë jam e plotësuar.

Nëse ju e bëni zakon të zëvendësoni historitë tuaja të zilisë me tregimet e Ubuntu, atëherë mund të filloni të krijoni shtigje të reja në trurin tuaj, me një pikëpamje më të relaksuar dhe më zemërhapur ndaj botës. Liza shqyrtoi përvojat nga jeta e saj përmes historive të Ubuntu:A ka përfituar ajo nga lumturia e motrës së saj?

E pra, përderisa ato nuk folën vazhdimisht mbi vetminë e motrës së saj, Liza ndjeu se pa dhe kuptoi më shumë. I dashuri i ri qe një prani e ngrohtë dhe e këndshme në takimet familjare. Ai e gjithashtu ndihmoi Lizën të riprogramojë smartfonin e saj. Teksa po bluante mendime të tilla, Liza e kuptoi se lumturia e motrës së saj, po rriste në fakt edhe lumturinë e vet.

Ndërsa Liza u zhvendos nga sjellet ziliqare tek qasja e filozofisë së Ubuntu, gradualisht u ndal së menduari se cili kishte shkruar poezi për dikë. Çfarë kishte rëndësi – çka mund të ndryshojë gjithë këndvështrimin e Lizës – ishte që në vend se t’i thoshte vetes “Jeta ime ta shpif”, ajo qe duke u fokusuar në një histori e vërtetë:Jeta jonë është e gëzueshme. Tashmë ajo, motra e saj, dhe djemtë që ato duan mund të kremtojnë fatin e tyre të mirë së bashku, ndërsa përbindëshi i zilisë gërhet i përgjumur në sfond.

Shënim: Libri i fundit i Marta Bek  titullohet “Diana, Vetvetja: Një alegori e Zgjimit”

Të ngjashme