Zyra e BE-së zgjodhi posterin më të mirë për arsimin cilësor, me rastin e Ditës së Evropës

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 16:44 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian për nderë të Ditës së Evropës ka mbajtur ceremoninë e dhënies së çmimit për posterin më të mirë për arsimin cilësor.

Riccardo Serri nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se ëshë e rëndësishme që në javën më të rëndësishme të BE-së po e japin këtë çmim dhe se kjo ditë e sotmja është ditë simbolike për Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

“Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj dhe mendoj qe ju keni hartuar dhe vizatuar diçka të mirë, por mendoj që këto vizatime janë impresive dhe vizatime të bukura dhe dizajne të mira, këto të gjitha janë pjesë të artit dhe janë të bukura, dhe për neve ka qenë e vështirë të vendosim për dhënien e çmimit”, tha Serri.

Juria zgjodhi fituese të këtij çmimi Adea Ademin e cila me posterin e saj fitoi 500 euro, raporton EO.

Adea Ademi, fituesja e çmimit, falënderoi profesorin e saj Agron Nimanin dhe tha se ka qenë kënaqësi për të që të jetë pjesë e kësaj gare.

Të ngjashme