Ashpërsohen reduktimet: 3 orë me rrymë, 3 pa rrymë

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Reduktimet e energjisë elektrike po thellohen në Kosovë, edhe pse është fundi i gushtit dhe konsumi i energjisë elektrike dukshëm më i ultë sesa kur të fillojë të ftohet moti.

Fillimisht ishte 6 me rrymë 2 pa rrymë. Pastaj 4 me rrymë, dy pa rrymë.

Kurse sot, reduktimet kanë arritur në 3 me rrymë e 3 pa të, raportojnë mediet.

Edhe nga qytetarët ka pasur ankesa dhe postime të njoftimeve që gjenden në faqen e KEDS-it, ku shihet se reduktimet zyrtarisht janë zgjatur.

Të ngjashme