Baracaleta: Beni do të shkojë në fakultet

Beni e pyet mësuesen se a mund të bisedojë diçka pas ore.
Mësuesja pranon.

Pas orës Beni i thotë:
Mësuese a mund të shkoj direkt në shkollë të mesme sepse mendoj që jam mjaft i përgatitur.
OK i thotë mësuesja, por duhet ta bëjmë një komision.

Bëhet komisioni.
Drejtori fillon t’i bëjë pyetje Benit.
Beni sa bëjnë 3×4?
Beni: 12 mësuese

Drejtori: Sa bëjnë 4×4.
Beni: 16 mësuese.

Drejtori: Kush është kryeqytet i Japonisë?
Beni: Tokio

Dhe vazhdojnë edhe gjysmë ore dhe Beni del shumë i mirë por mësuesja insiston t’i bëjë edhe disa pyetje.

Mësuesja: Beni, lopa i ka katra, unë i kam dy çfarë janë?
Beni: këmbët mësuese

Mësuesja: Beni çfarë ka në pantallonat tua e që nuk ka në të mijat?
Drejtori befasohet.
Beni: xhepat mësuese.

Mësuesja: Beni ku i kanë qimet më shumë kaçurrela femrat?
Drejtori deshi të ndërhyjë por Beni vazhdojë.
Beni: Në Afrikë mësuese.

Mësuesja: Beni çka është diçka i butë por në duar të femrave bëhet i fortë?
Drejtori hapi sytë por Beni vazhdojë të përgjigjet:
Beni: Llaku i thonjve mësuese!

Mësuesja: Beni çka kanë në mes të këmbëve meshkujt dhe femrat?
Beni: Gjunjët mësuese!
Mësuesja: mirë Beni tani më trego se çka është më i gjerë te femrat e martuara sesa te femrat e pamartuara?
Drejtori nuk mund tu besonte veshëve.
Beni: Krevati mësuese!

Mësuesja: Beni më thuaj cila pjesë e imja është pothuajse gjithmonë e lagur?
Beni: Gjuha mësuese!
Mësuesja: Beni më thuaj çfarë është diçka që fillin me P e që meshkujt e duan shumë?
Beni: Paraja mësuese!

Drejtori i djersitur i ndërpret pyetjet.
Drejt e në fakultet dërgojeni.
As unë nuk i dita shumë pyetje.

Të ngjashme