Barcaleta: Aksidenti me zv.ministrin

Bën njëri aksident jo aq të rëndë, e godet një veturë tjetër. Shkon te vozitësi tjetër dhe po i flet me gogja respekt:
“O zotëri zëvendësministër, më falni, nuk doja, ishte pa qëllim. Ju lutem, z. zëvendësministër, faji ishte imi”.
Ky ia kthen:
“Qetësohu, gjëra që ndodhin”.
“Po zotëri zv.ministër, unë jua demtova veturën, nuk është sjellje e duhur ndaj një zv.ministri”.
I aksidentuari ia kthen:
“O kushë qetësohu bre! Edhe a bën me ditë pse po më thërret zv.ministër vazhdimisht?”
“Po n’ditë t’sotit çdo i dyti u ba zv.ministër… E unë nuk jam”.

Të ngjashme