Barcaleta: Biondja dhe avokati “i mençur”

Një bionde dhe një avokat ishin ulur pranë njëri-tjetrit gjatë një udhëtimi me avion. Avokati e pyet bionden nëse dëshiron të luajë me të një lojë zbavitëse.

Bjondja, e lodhur, dëshironte vetëm që të merrte një sy gjumë, kështu që ajo me edukatë i thotë jo dhe kthehet nga dritarja duke mbyllur sytë.

Avokati insiston dhe i shpjegon se loja është e thjeshtë dhe shumë zbavitëse. Ai i shpjegon, “Unë do t’ju bëj një pyetje dhe nëse nuk e dini përgjigjen, do të paguani 5 dollarë dhe anasjelltas”.

Përsëri, ajo i kthen shpinën dhe përpiqet të bëjë një sy gjumë.

Avokati, tashmë i nervozuar, i thotë, “Mirë, nëse nuk e dini përgjigjen, më paguani 5 dollarë dhe nëse unë nuk e di përgjigjen, ju paguaj 500 dollarë“.

Kjo ia tërheq vëmendjen biondes dhe duke përfytyruar se kjo “torturë” nuk do të marrë fund nëse ajo nuk bëhet pjesë e lojës së tij, ajo pranon të luajë.

Avokati bën pyetjen e parë: “Sa larg është Toka nga Hëna?”

Biondja nuk tha një fjalë, hapi çantën e saj, mori një kartëmonedhë prej 5 dollarësh dhe ia dha atij.

– Mirë, – tha avokati, – është radha juaj për të pyetur.

Ajo e pyet avokatin: “Çfarë është ajo gjë që ngjitet në mal me tri këmbë dhe zbret me katër këmbë?”

Avokati, i hutuar, merr laptopin e tij dhe kërkon të gjitha referencat e tij – por pa përgjigje. Ai kërkon në internet dhe në bibliotekën online, por sërish pa përgjigje.

I frustruar, ai dërgon e-mail tek të gjithë miqtë dhe kolegët e tij, por gjithashtu asnjë nuk ia gjen një përgjigje.

Pas një ore, ai e zgjon bjonden, i vrenjtur dhe pa pikë dëshire ia dorëzon 500 dollarët.

– Faleminderit, – ia kthen biondja dhe kthehet sërish në krah për të fjetur.

Avokati, i mërzitur, e zgjon dhe pyet: “Epo, cila është përgjigjja?”

Pa ia kthyer asnjë fjalë, ajo hap çantën e saj, merr një 5 dollarsh, ia jep atij dhe kthehet sërish për të fjetur.

Të ngjashme