Barcaleta: Çifti në psikiatri

Një burrë dhe një grua ishin të shtruar në Spitalin Psikiatrik. Një ditë kishin dalë dhe po bënin xhiro rreth pishinës. Papritur burri rrëshqet dhe bie në pishinë. Gati po mbytej. Hidhet gruaja dhe e shpëton.

Gruas, vendosin t’i japin medalje dhe ta nxjerrin nga spitali, sepse mendonin që ishte shëruar tashmë.

I thotë drejtori i spitalit:

-Kam dy lajme. Një i mirë dhe një i keq. Po të jap të mirin në fillim. Ti do dalësh nga spitali, sepse je shëruar plotësisht.
-Po i keqi? – e pyet gruaja.
-I keqi është se burri që shpëtove, e kishte ndarë mendjen për të vdekur. Ishte vetëvarur tek dushi, – i thotë drejtori me zë të dridhur.
-Jo, jo, drejtor, – thotë gruaja. E vara unë të thahej, pasi kur e nxora nga pishina ishte i lagur…

Të ngjashme