Barcaleta: Dy shqiptarë në Francë

Duke u sjellë vërdallë në një qytet francez, dy shqiptarë i merr uria dhe duan të hanë. I thotë njëri shokut:

– Si do t’ia bëjmë për të ngrënë, si të porosisim pasi nuk flasim frëngjisht?
– Mos ke merak, i thotë shoku. “Frëngjishtja është e lehtë fare. Fjalëve ua shtojmë përpara një “Le” dhe do të na kuptojnë patjetër”.

Dhe futen në një restorant. Pas pak, vjen kamarieri për të marrë porosinë dhe i pyet se çfarë dëshironin të hanin.

Hidhet ai që paraqitje si më i zgjuar:
– Dy racione “La bukë” dhe dy racione “La fasule”.

Kamarieri me buzëqeshje kthehet pas pak me dy pjata fasule.

  • E sheh, të thashë se e di frëngjishten, i thoshte shokut ai “i zgjuari”.
  • Mos të isha unë “Le shqiptar” do kishit ngrënë…, s’u durua pa ju thënë kamarieri që kishte qëlluar dhe ai shqiptar.

Të ngjashme