Barcaleta: Gazetari, bariu dhe delet

Gazetari: Nga sa kile lesh japin këto delet?
Bariu: Të bardhat apo t’zezat?
Gazetari: T’zezat.
Bariu: 2 kile.
Gazetari: E t’bardhat?
Bariu: Edhe ato 2 kile
Gazetari: E nga sa kile qumësht qesin?
Bariu: T’bardhat apo t’zezat?
Gazetari: Të zezat.
Bariu: 3 kile
Gazetari: E t’bardhat?
Bariu: Edhe ato 3 kile
Gazetari: E pse po pyet gjithmonë “të bardhat apo t’zezat?”
Bariu: Po këto t’bardhat janë të miat.
Gazetari: E të zezat?
Bariu: Edhe ato janë të miat…

Të ngjashme