Barcaleta: Intervistë me fermerin

Intervistuesi: Sa qumësht nxjerr prej këtyre lopëve?
Fermeri: Cilës? Të zezës, apo të kaftës?
Intervistuesi: Të kaftës.
Fermeri: Dy litra në dit.
Intervistuesi: E të zezës?
Fermeri: Dy litra në ditë.
Intervistuesi (sigurisht, pak i hutuar): Aha. E çka iu jep me hangër?
Fermeri: Cilës? Të kaftës apo të zezës?
Intervistuesi: Të zezës.
Fermeri: Ajo ha bari.
Intervistuesi: E tjetrës?
Fermeri: Bari.
Intervistuesi (tashmë i nervozuar): Pse po me pyet “cila” kur po m’i jep përgjigjet e njëjta?!
Fermeri: Sepse lopa e zezë është e imja.
Intervistuesi: Oh, e e kafta?
Fermeri: Po ashtu e imja.

Të ngjashme