Barcaleta: Letra e nënës për djalin

I dashur biri im!

Të shkruaj këta pak rreshta që ti ta dish që të kam shkruar. Nëse e merr këtë letër, do të thotë që ka arritur. Nëse nuk e merr, ma thuaj se ta nis prap.

Po të shkruaj ngadale, sepse e di që nuk të pëlqen të lexosh shpejt.

Pak kohë më parë, babai yt lexoi në gazetë që shumica e aksidenteve ndodhin brenda nje km distance nga vendi i punës. Kështu që vendosëm të shpërngulemi pak më larg.

Shtëpia e re është fantastike! Ka një lavatriçe, po nuk jam e sigurt që funksionon. Pikërisht dje vura rrobat brenda, tërhoqa ujin dhe rrobat u zhdukën të gjitha.

Koha këtu nuk është e keqe. Javën që shkoi ra shi dy herë gjithsej: herën e parë për tri ditë rresht, ndërsa herën e dytë për katër.

Përsa i përket xhaketës që më kishe kërkuar, xhaxhai yt më tha që nëse ta nisja me pulla do të më kushtonte shumë (pullat peshojnë). Kështu që ia hoqa fare. Nëse do që t’ia vësh prapë, t’i kam futur te xhepi i brendshëm i xhaketës.

Vëllai yt para ca ditësh bëri një budallallëk të madh me veturën: zbriti dhe mbylli derën pas vetes, duke harruar çelëst brenda. Kështu që u detyrua të kthehej në shtëpi për të marrë çelësat rezervë, kështu edhe ne mundëm të dilnim nga makina.

Nëse takon Kristinën bëji të fala nga unë. Nëse nuk e takon, mos i thuaj.

PS: Doja të të fusja brenda edhe ca para, por për fat të keq e kisha mbyllur zarfin…

Të ngjashme